18:49 / E Premte, 15 Qershor 2018

Pas 58 vitesh zbuloi se bashkëshortin e kishte ‘gay’, ja veprimi i gruas

Kanë kaluar më shumë se 60 vjet së bashku, që kur u njohën në vitin 1957 dhe u martuan tre vjet më pas.

Por diçka u thye në marrëdhënien e tyre: gruaja, 82 vjeçe, ka zbuluar gjatë pushimeve në Sradenjë që bashkëshorti, një 86-vjeçar është “gay”.

Shtypi italian shkruan se burri është tradhtuar nga disa sms. Çifti, me origjinë nga Piemonte, prej disa vitesh ishte transferuar në Sicili. Gruaja ka vendosur të divorcohet pasi mësoi këtë gjë.

Të dy ishin bërë edhe gjyshër dhe bënin një jetë të qetë në një apartament. I zënë ngushtë nga gruaja, 86-vjeçari ka rrëfyer se kishte një marrëdhënie prej disa kohësh me një tjetër burrë të njohur rastësisht.