08:20 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas 6 muajve, vëllezërit e bindën nënën për tu qethur

Dy vëllezër nga Nottinghamshire (Angli), të moshës 11 dhe 12 vjeç kanë prerë flokët për herë të parë pasi i janë lutur nënës prej muajsh.

Jensen Allen dhe Cooper janë të njohur për pamjen e tyre me flokë të gjata që kur ishin të vegjël. Pavarësisht se i ishin lutur nënës së tyre, Janet për tu qethur si të gjithë moshatarët e tyre, ajo i ka lejuar vetëm pas 6 muajsh.

Janet është mërzitur nga ky veprim, por më pas ka vendosur të dhurojë flokët e djemve për qendrat që krijojnë paruke për fëmijët.

“Të gjithë në familje kemi flokë të gjatë, edhe bashkëshorti im Max, kështu që nuk më ka shkuar kurrë në mendje që ti qeth. Unë i dashuroja flokët e tyre, mendoja se i shkonin dhe i bënin të ngjashëm si vëllezër. Në fillore, shumë fëmijë i kanë pyetur përse mbajnë flokë të gjatë pasi ato i kanë vetëm vajzat, por nuk kanë përjetuar asnjëherë bullizëm”, ka thënë 47-vjeçarja Janet.

Djemtë kanë insistuan shumë për t’i prerë, jo se nuk u pëlqenin, por për tu bërë pjesë e të tjerëve, shkruan oranews.