Pas 6 vitesh lidhje, martohet çifti i njohur i showbizit

Adam DeVine dhe Chloe Bridges i kanë dhënë fund beqarisë këtë fundjavë.
Dyshja i thanë po njëri-tjetrit në një ambient fantastik në Cabo San Lucas, transmeton Indeksonline.
Aktori i cili njihet për rolin e tij si Parakolp në filmat “Pitch Perceft” dhe si Andy në “Modern Family” kishte ftuar kolegët e tij në dasmë.
Dyshja janë në lidhje që nga viti 2015 dhe u fejuan në fund të vitit 2019./Indeksonline/