Pas 6 vitesh ndalet dominimi i Nuzës, ky është gjyqtari më i mirë i vitit

Gjyqtari më i mirë i vitit 2020 në Kosovë është zgjedhur Mervan Bejtullahu. Referi nga Gjilani ka marrë notën më të lartë këtë vit.
“Falënderoj të gjithë, kryetarin Agim Ademi, Përparim Hasani. I falënderoj të gjithë poashtu edhe lojtarët që kanë qenë të gjithë korrekt” deklaroi Bejtullahu.
Kujtojmë që në 6 vitet e kaluara këtë çmim e kishte fituar Genc Nuza.
/Indeksonline/