Pas 6 vitesh, njerëzit i kundërvihen Hailey-t për komente të papërshtatshme drejt djemve të vegjël!

Twitter-i ka shpërthyer në akuza, komente por edhe meme me Hailey Bieber për disa foto të vjetra publikuar përsëri në internet.
Në një foto, modelja shfaqet duke puthur një fëmijë të vogël. Përshkrimi fillestar ka qenë “Kur të bëhesh 18 vjeç”, i cili pastaj është fshirë dhe është zëvëndësuar me: “Cutie pie” (formë përkëdheljeje).

Në një foto tjetër, ajo i shkruan një modeli të vogël:
“Më telefono kur të mbushësh 18 vjeç”
“Po nëse dikush do ia thoshte këto një vajzë të vogël? Do reagonit atëherë?” – komenton dikush.

Njerëz të tjerë në Twitter kanë thënë gjëra si: “Ajo e paska dashur vërtetë shumë mbiemrin Bieber, “Hailey donte vetëm një Bieber dhe nuk i bëhej vonë se cilin Bieber (referuar faktit që djemtë janë bjondë dhe shumë të ngjashëm me Justin Bieber, bashkëshortin e Hailey-t).
Reagime të tjera janë:
“A ka ndonjë gjë që kjo grua s’ka bërë?
“Sa e çuditshme që është!”
“Okay, kjo qenka shumë e çuditshme, çfarë dreqin?!”