Pas 60 ndeshjeve në La Liga regjistrohet rezultati i parë 0-0

Për herë të parë në La Liga këtë sezon, është regjistruar një ndeshje me rezultat të barabartë 0-0.
Plot 60 ndeshje të zhvilluara deri më tani kishin përfunduar pa një barazim pa gola, shkruan IndeksOnline.
Ishte ndeshja e mbrëmshme, Girona-Espanyol, ndeshja e 61-të e sezonit, e cila përfundoi me barazim 0-0.
Kjo ishte hera e parë në 70 vjet, që nga sezoni 1955-56 , që kampionati spanjoll kishte filluar pa një barazim 0-0 në këtë fazë.
Atëherë, në vitin 1955, La Liga kishte 16 ekipe, dhe një barazim pa gola nuk ishte parë deri në javën e 10-të, apo pas 72 ndeshjeve me të paktën një gol.
Rekordi absolut u arrit në sezonet 1929-30 dhe 1932-33 kur nuk pati asnjë barazim pa gola në të gjithë kampionatin , megjithëse në atë kohë morën pjesë 10 ekipe dhe u luajtën 90 ndeshje./IndeksOnline/