10:14 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas 60 vjetësh martesë, italiani kupton se gruaja e kishte tradhtuar dhe ia kërkon menjëherë divorcin

Presidenti dhe themeluesi i Akademisë Italiane të Avokatëve të Martesave Gian Ettore Gassani, zbuloi se ka raste të ndryshme divorci dhe këtë hap më shumë e bëjnë njerëzit midis moshës 50 dhe 60 vjeç.

Megjithatë një rast i rrallë ka ndodhur së fundmi. Bëhet fjalë për një nëntëdhjetë e nëntë vjeçar Antonio, dhe gruan e tij tre vjet më të re Rosa të cilët ishin martuar në të 30-t e tyre.

Dashuria e çiftit zgjati derisa ai zbuloi letrat e Rosas në të cilat mësoi se ajo e kishte tradhtuar. Edhe pse mashtrimi ndodhi 60 vjet më parë, Antonio nuk mund t’a falte atë.

Pas më shumë se 70 vjet martesë, pesë fëmijë dhe shumë nipër e mbesa, Antonio ka vendosur të paraqesë kërkesë për divorc.

Antonio dhe Rosa u bënë kështu çifti më i vjetër i martuar që ka bërë kërkesë për divorc. Para tyre, rekordi u mbajt nga një çift nga Mbretëria e Bashkuar. Bertie dhe Jessie Wood u divorcuan më 2009 pas 36 vjetësh martesë.