Pas 7 orësh, EULEX përfundon bastisjen në shtëpinë e Hashim Thaçit

Për më shumë se 7 orë, hetues të EULEX-it kanë qëndruar në shtëpinë e ish- presidentit Hashim Thaçi.
Të njejtit janë pozicionuar në shtëpinë e Thaçit që nga ora 8 e mëngjesit, me asistimin e Policisë së Kosovës.
Vlen të përmendim faktin se ditën e djeshme, ish- presidenti i vendit është transferuar për në Hagë së bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, pas aktakuzave të konfirmuara nga Gjykata Speciale.

