75 Mall Live Search
20:01 / E Martë, 11 Mars 2025 / mp

Pas 7 orësh seancë, Veliaj shoqërohet në paraburgimin e Durrësit

Fotografi të momentit kur kryebashkikaut Erion Veliaj teksa ka dalë nga ambientet e GJKKO për t’u rikthyer në paraburgimin e Durrësit, ku po mbahet prej 1 muaji, tashmë janë bërë publike.

Veliaj siç raporton Euronews.al, qëndroi sot mbi 7 orë në Apelin e GJKKO ku u mbajt seanca mbi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Në orët e mbrëmjes Gjykata vendosi të shtyjë për nesër në orën 12:30 seancën ndaj kryebashkiakut pasi gjyqtari i çështjes ka kërkuar kohë të njihet me provat e reja të sjella nga dy prokurorët e SPAK Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Ende nuk dihen se për çfarë provash bëhet fjalë.