75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / A. M.

Pas 7 vjetësh Qemajl Mustafa shpallet i pafajshëm: Prokuroria dhe një pjesë e gjykatave ishin pjesë e bandave politike

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemaj Mustafa dhe 38 të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprat penale “krim i organizuar”, “shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” si edhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Indeksonline ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit (KLIKO KETU).

Lidhur me këtë rast, ka folur edhe ish-kryetarit, Qemajl Mustafa. Sipas tij, një pjesë e institucioneve të drejtësisë ishin të ndikuar qëllimisht ndaj tij dhe të të akzuaurve të tjerë.

“Ka qenë vendim i pritur. Kemi qenë të qetë gjatë gjithë kohës. Praktikisht, me këtë aktgjykim përmbarues ne jemi kthyer ku kemi qenë tërë jetën. Ku kemi qenë para 7 vjetësh kur u ngrit aktakuza. Kemi qenë të pastër, kemi bërë punë shumë të mira për Gjilanin”, u shpreh ai.

Mustafa theksoi se ai dhe ekipi i tij kanë bërë punë të mira për Gjilanin, por dikujt i ka penguar.

“Mendoj që një shtet sado pak normal duhet të nisë hetime të thella ndaj këtyre prokurorëve, hetuesve policorë dhe me pa ku e kemi problemin”, tha ai. Kënd kanë dashur e kanë qit prej karrierës politike, prej biznesit. Janë hakmarrë, shtoi Mustafa.

“Prokuroria, por edhe një pjesë e gjykatave kanë qenë në kthetrat e politikës, bandave në politikë, në kthetrat e krimit”, tha ai.