Pas 7 vitesh, Van Persie tregon arsyen e vërtetë pse nuk vazhdoi me Arsenalin
Robin van Persie ishte padyshim ylli i Arsenalit gjatë periudhës 2004 – 2012.
Ai pastaj vazhdoi karrierën për tre vite me Manchesterin për tu transferuar në Turqi te Fenerbahçe dhe përfundimisht në vendlindje tek Feyenoord, shkruan Indeksonline.
Gjurmët më të mëdha holandezi i la në Arsenal duke bërë paraqitje mbresëlënëse dhe duke u formuar si lojtar.
Megjithatë, ai befasoi kur në vitin 2012 nuk e vazhdoi kontratën me Topçinjtë dhe si arsyetim tha: “Jam menduar gjatë dhe e kisha të vështirë, por kam vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me Arsenalin”.
Por, tash pas 7 vitesh, në një intervistë në BT Sport, Van Persie e tregoi të vërtetën rreth kësaj ngjarje.
“E vërteta është se Arsenali nuk më ofroi kurrë kontratë të re” – u shpreh sulmuesi holandez./Indeksonline/