75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas 8 vitesh, Carragher i kërkon falje Evras

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher i ka kërkuar falje futbollistit francez Patrice Evra.

Ngjarja kishte ndodhur 8 vite më parë kur Luis Suarez e kishte ofenduar Evran në baza racore dhe Federata e Futbollit e kishte denuar me 8 ndeshje mos lojë.

Futbollistët e Liverpoolit duke protestuar ndaj këtij vendimi kishin veshur fanelën e Luis Suarez për të përkrahur uruguajanin, transmeton Indeksonline.

Carragher pas 8 vitesh e ka pranuar që kjo ishte gabim. “Ai ishte gabim i madh, të kërkoj falje” i drejtohet legjenda e Liverpoolit – Evras.

“Kemi ngrenë drekë atë ditë dhe pastaj kishim mbledhje. Nuk e di a ishte trajneri Kenny Dalglish apo Steve Clarke që na kërkoi ta veshnim fanelën. Ky ishte vendim i gabuar dhe unë atë kohë isha zëvendës kapiten” deklaroi Carragher.

/Indeksonline/