Pas 8 vitesh, Juventusit do t’i ndodhë sot kjo gjë!
Juventusi do të luajë sot në mbrëmje ndaj Parmës në terrenin vendas
Por, në këtë sfidë bie në sy që për herë të parë pas vitit 2011 nuk do të startojë treshja e famshme e mbrojtjes BBC ose sic njihet ndryshe Barzagli, Bonucci , Chiellini.
Të 3 mbrojtësit në fakt janë të dëmtuar. Barzagli qëndron i dëmtuar prej 2 muajsh, ndërsa Bonucci dhe Chiellini u lënduan në ndeshjen ndaj Lazios dhe Atalantës.
Juventusi e pret Parmën me një mbrojtje tërsisht të re teksa do të luajnë për herë të parë bashkë Rugani dhe Caceres në qëndër të mbrojtjes dhe nga krahët Spinazola dhe Cancelo një mbrojtje e re kjo që kurrë më parë nuk kanë luajtur bashkë./Indeksonline/