Pas 8 vitesh të ndarë i bashkoj muzika, zbulohet a është rikthyer romanca mes Tunës dhe Cozman

Ata kanë qenë një nga çiftet që kanë bërë bujë të madhe në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për dyshen e famshme, Cozman dhe Tuna, të cilët ndanë rrugët rreth tetë vite më parë si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale.
Të njëjtit kanë befasuar të gjithë, teksa u rikthyen pak ditë më parë me një bashkëpunim të quajtur “I huj”.
Kthimi i tyre bashkë ka ngjallur nostalgji të madhe për fansat, të cilët kanë aluduar nëse edhe mund të jenë rikthyer si çift.
Një material i Prive thekson se Tuna dhe Cozman momentalisht janë vetëm miq dhe se nuk ka asgjë mes tyre.