75 Mall Live Search
23:13 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Pas 9 muajsh pandemie, kulla “Eiffel”, hap dyert për vizitorët

“Parisi do të mirëpresë vizitorët vendas e të huaj më rastin e hapjes së Kullës Eiffel. Pas më shumë se 9 muajsh të vështirë pandemie, që nga e premtja e kësaj jave,ato do të kenë mundësi të vizitojnë “Zonjën e Hekurt”. Gjithsesi Kreu i kompanisë operative, Jean-Françoi Martins,këshillon zbatimin e rregullave anti-covid.”

Pas 9 muajsh të vështira pandemie vjen lajmi i mirë se kulla EIFFEL do të hapë dyert për të gjithë francezët dhe turistët e huaj.

Më në fund ashensorët e Zonjës së HEKURT do të rikthehen në jetë, për të transportuar turistë të një kapaciteti ditor prej 13 000 personash.

Që nga e mërkura e javës së ardhshme vizitorët mund të paraqesin provat e vaksinimit ose një test me rezultatin negativ, në mënyrë që të premten të kenë mundësinë për të vizituar Kullën Eiffel.

“Padyshim që është një ndërlikim shtesë operacional, por është i menaxhueshëm,”  tha për AFP kreu i kompanisë operative, Jean-François Martins.

Gjithsesi vizitorët duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe masat anti-covid. Gjysma e tyre pritet të jenë francezë, por surprizë si duket do të jetë numri i shtuar i turisteve italianë dhe spanjollë.

Industria dhe turizmi në Paris ka ndryshuar shumë së fundmi dhe kjo vërehet në rezervimet e hershme të biletave përgjatë periudhës së pushimeve verore.