Pas 9 muajsh, Virgil van Dijk rikthehet në lojë te Liverpooli

Virgil van Dijk i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej më tepër se 9 muajsh pa shijuar futbollin në fushë.
Mbrojtësi holandez luajti 21 minuta me Liverpoolin kundër Herta Berlinit në humbjen 4-3.
Van Dijk kishte pësuar një lëndim të rëndë pas duelit me portierin Jordan Pickford në tetor.
Pas operimit ai nuk arriti të rikuperohej në kohë për të marrë pjesë në kampionatin evropian ‘Euro 2020’.
/Indeksonline/