07:13 / E Martë, 31 Janar 2023 / AR

Pas 9 vitesh, me çfarë u zëvendësua selfie ikonik i yjeve të “Oscar 2014”?

Vit pas viti, selfie ikonë me yjet e Oscars 2014 ka mbetur i pakrahasueshëm.

Por kjo ishte deri këtë fundjavë, pasi të shtunën Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Oprah pozuan së bashku për disa foto në grup që me siguri do të mbeten në historinë e kulturës pop në festën e 25-vjetorit të markës së bukurisë së Anastasia Soare, Anastasia Beverly Hills.

Kim, J.Lo dhe Oprah ishin të gjitha të buzëqeshura, pasi me sa duket e dinin saktësisht se çfarë lloj zhurme do të shkaktonte selfie e tyre.