14:02 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

Pas AAK-së edhe LDK-ja organizon një tryezë diskutimi për buxhetin e vitit 2024

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbajë tryezë diskutimi lidhur me “Projket-buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.

Sipas njoftimit të LDK-së, tryeza do të mbahet të mërkurën më 15.11.2023, në ora 14:00, në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës.

“Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me: “PROJEKT-BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2024”. Tryeza mbahet më 15.11.2023, në orën 14:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në sallën 506”, thuhet në njoftim.