Pas abortit, modelja e famshme sërish shtatzënë

Modelja e famshme ka dhënë lajmin e ëmbël.
Përmes një postimi në Instagram, 36 vjeçarja zbuloi se është sërish shtatzënë, transmeton Indeksonline.
Të njëjtin imazh e publikoi edhe bashkëshorti i saj, John Legend duke bërë mbishkrim pesë zemra.
Në fund të vitit 2020, çifti humbën fëmijën në javën e 20-të.
Pas humbjes së djalit, ajo kishte thënë “nuk dua të mbetem më shtatzënë”, por në fund çifti vendosi të provojë edhe një herë.
Në fillim të këtij viti, Teigen raportoi se po i nënshtrohej sërish trajtimeve IVF.
Teigen dhe Legend tashmë kanë dy fëmijë: vajzën Luna (6) dhe djalin Miles (4), të cilët kanë lindur të dy përmes IVF./Indeksonline/