19:16 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas “Adem Jasharit”, Trepçës i mbyllen dyert edhe në dy stadiumet me bari sintetik

Trepçës i mbyllen dyert e dy stadiumeve me bari sintetik në Mitrovicë.

Faza përgatitore nuk ka qenë aspak e lehtë për KF Trepçën, krejt kjo për shkak të problemeve me mungesën e një fushe ku do ti zhvillonin përgatitjet.

Stadiumi “Adem Jashari”, nuk është në gjendje të mirë pas koncertit të mbajtur në muajin korrik, ndërsa në dy fushat tjera me bari sintetik KF Trepça nuk është lejuar ti shfrytëzoj për trening.

Kryetari i Trepçës, Avni Haxhiu ka thënë se ju kanë drejtuar me kërkesa për shfrytëzimin e stadiumit me bari sintetik “Xheki” Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, drejtorit të DKRS-së, Tafil Pecit dhe Kryetarit të Asamblesë Komunale Safet Kamberit, por që deri me tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.