75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 14 Maj 2024 / AR

Pas afro 10-vjetësh, po ribashkohet grupi “One Direction”?

Miliona zemra u thyen kur Zayn Malik njoftoi se po largohej nga grupi i famshëm “One Direction” në 2015, por burimet thonë se ai dëshiron që të pajtohet me shokët e tij të grupit, pothuajse një dekadë më vonë.

Dalja e tij erdhi kur krijuesit e hitit të “What Makes You Beautiful” ishin në mes të turneut të tyre, ku deklaruan se ai u largua për shkak të ‘stresit’, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, gjatë javës së kaluar, Zayn foli për dinamikën e tij dhe shokëve të grupit gjatë një paraqitjeje në “The Zach Sang Show”.

Ai tha: “Ne kishim inat me njëri-tjetrin, sepse ishim artistë solo që ishim futur në një grup dhe nuk ishim ndjerë kurrë kështu. E vetmja gjë për të cilën ndihem gjithmonë keq është kur shikoj jetën time dhe më duket që nuk po e shijoj mjaftueshëm grupin. Ndjej sikur i kam marrë gjërat seriozisht”.

Kjo deklaratë vjen pas disa vitesh tensioni mes anëtareve të grupit dhe burimet për “DailyMail” pretendojnë se Zayni shpreson për një pajtim me “One Direction”./Indeksonline/

Zayn Malik i drejtohet ribashkimit të One Direction 10 vjet pasi u largua nga grupi