Pas Aganspahiq edhe një lojtar tjetër largohet nga Gjilani
Gjilani ka njoftuar largimin e një tjetër lojtari.
Pas Aganspahiqit, klubi gjilanas njoftoi largimin e sulmuesit 25-vjeçar, Mehdi Çoba në faqen e tyre zyrtare.
“Sport Club Gjilani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi për ndarjen vjen në mirëkuptim të plotë, duke i hapur rrugë futbollistit që të kërkojë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të vazhdueshëm në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit.
Sulmuesi nga Shkodra, ju kishte bashkuar Gjilanit në verën e vitit të kaluar ku ka arritur të bëjë vetëm 8 paraqitje zyrtare./IndeksOnline/

