10:31 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas Agueros, Man City nuk do ta ketë as sulmuesin, Gabriel Jesus

Sulmuesi i Man Cityt, Gabriel Jesus nuk do të jetë i gatshëm që të paraqitet për skuadrën e tij.

Federat e futbollit të Brazilit se ai nuk do të jetë në dispozicion për ta , për ndeshjet kundër Bolivisë dhe Perusë, pasi pësoi një dëmtim në takimin e Premierligës kundër Wolves, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi tjetër i Cityt, Sergio Aguero pritet të humbasë edhe shtatë javë të tjera me një dëmtim në gju.

“Ekipi anglez kontaktoi mjekun e ekipit kombëtar brazilian, Rodrigo Lasmar, duke raportuar dëmtimin e Jesus,” thuhet në njoftimin e ekipit kombëtar.

Brazili luan Bolivinë më 9 tetor dhe Perunë më 13 tetor. Ndërkaq City përballet me Leicesteri të Dieln me fillim nga ora 16:30.