75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Pas aksidentit, fillojë të përleshen fizikisht ndërmjet veti

Tri automjete janë përshirë në aksident komunikacioni në lagjen Emshir në Prishtinë, për më shumë të aksidentuarit kanë filluar të rrahën ndërmjet veti.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete”, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente.