09:18 / E Martë, 30 Janar 2018

Pas aksidentit, flet ish-kryetari i Ferizajt

Mbrëmë është raportua se ka pësuar aksident dhe është lënduar ish-kryetari i Komunës së Ferizajt.

Ndërkohë para disa orësh ai ka folur duke treguar gjendjen e tij.

Sfarqa ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rahovicë teksa po ktheheshin nga qëndrimi si mysafirë së bashku me ish-drejtorin e Bujqësisë Ismet Vranovcin.

“Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sonte, derisa po ktheheshim nga qëndrimi si mysafirë, së bashku me ish-drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, patëm një aksident trafiku në fshatin Rahovicë. Për fat të mirë, shpëtuam pa lëndime të rënda. Pas ndihmës së parë, jemi në shtëpi dhe po e marrim veten. Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor që na doli në ndihmë me përkushtim maksimal, ndërsa Ismetit i uroj shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët që u interesuan për ne dhe po na ofrojnë mbështetje”, tha Sfarqa.

Ai ka falënderuar të gjithë ekipin mjekësor që i doli në ndihmë me përkushtim maksimal.