75 Mall Live Search
22:54 / E Premte, 21 Prill 2023 / MSH

Pas aksidentit, Immobile rikthehet në stërvitje

Asgjë nuk e ndal Ciro Immobilen.

Pavarësisht se sulmuesi i Lacios u përfshi në një aksident automobilistik vetëm pak ditë më parë, ai u rikthye në kohë rekord në stërvitje me ekipin e tij.

Në fakt, siç raportojnë mediat italiane, 33-vjeçari nuk përjashtohet të marrë disa minuta në ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Torinos për ndeshjen e 31-të të Serisë A.

Megjithatë, ai nuk është gati të startojë si titullar, pasi synimi i tij është të jetë plotësisht gati për derbin e javës së ardhshme ndaj Interit në Milano.