Pas aksidentit të tmerrshëm, pritet të ngritet padi ndaj Kevin Hartit dhe shoferit!

Aksidenti i tmerrshëm që e pësuan aktori Kevin Hart, bashkë me shokun e tij që po ngiste makinën i cili ishte bashkë me të fejuarën e tij, morën gjithë vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë.
Makina e tipit “Plymouth Barracuda 1970”, ishte në pronësi të aktorit Kevin Hart, derisa po e ngiste shoku i tij, i cili pas një pakujdesie u përplas, duke rrezikuar jetën e atyre që ishin në makinë, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ, ende nuk është ngirut ndonjë padi ndaj aktorit e as shokut të tij.
Madje bëhet e ditur se mund të ngrihet padi ndaj tyre për shkak të pakujdesisë si dhe mos vënies së rripit të sigurisë.
Gjithashtu pritet të ngrihet padi edhe ndaj prodhuesit të makinës, e cila nuk kishte masa sigurie siq parashihet në rast të ndonjë aksidenti.

Kujtojmë që pas aksidentit të tmerrshëm në Malibu, ata shpëtuan me rreziqe të larta për shëndetin e tyre, por që fatmirësisht ata tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Indeksonline/