75 Mall Live Search
18:18 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas aksionit, Bahtiri viziton shqiptarët e Leposaviqit dhe Zveçanit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar sot shqiptarët që jetojnë në Leposaviq dhe Zveçan.

Në një postim në Facebook, Bahtiri ka shkruar se ka kërkuar nga banorët të ruajnë qetësinë pas aksionit që u realizua në veri, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Bahtirit:

Pas aksionit të Policisë së Kosovës për t’i arrestuar personat e përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë, të cilin e përshëndes sepse ka qenë shumë profesional dhe efikas, sot qëndrova në fshatrat e banuara me shqiptarë në Leposaviq dhe Zveçan.

Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit me banorët e Boletinit, Kelmendit, Zhazhës, Bistricës, Carajës dhe Koshtovës, apelova që ta ruajnë qetësinë dhe të kenë besueshmëri të plotë për sigurinë e tyre te organet shtetërore të Republikës së Kosovës.