13:37 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, OVL-UÇK organizon një protestë gjithëpopullore më 9 korrik

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK) dhe Shoqata e ish- të Burgosurve Politikë të Kosovës pas takimit më 30.06.2020 kanë deklaruar se kanë nxjerrë disa përfundime, në mesin e tyre mbajtjen e një proteste.

E gjithë kjo vjen pasi pak ditë më parë u bë publike aktakuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli nga Prokuroria Speciale në Hagë, shkruan Indesonline.

Njoftimi i plotë nga OVL-UÇK:

  1. Në mënyrë unanime, edhe një herë u tha se jemi kundër Gjykatës së tillë speciale me seli në Hagë,
  2. U konstatua se bërja publike e ngritjes së aktakuzës së pakonfirmuar   dhe momenti në të cilin u bë, tregon qartë atë që është thënë vazhdimisht se kjo gjykatë, sidomos Prokuroria e Hagës, është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin,
  3. Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi,
  4. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë,
  5. Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë më 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të luftës çlirimtare