75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas aktakuzës, “Top”-i publikon foto të Thaçit në një restorant të Tiranës

Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Tiranë rreth mesditës. Ai ndodhej në Vienë prej dy ditësh, kryeqyteti austriak ishte ndalesa para nisjes për në washington, por ngritja e akuzave ndaj tij e la në mes këtë vizitë.

Ndërsa pritej që të shkonte direkt në Kosovë, Presidenti Thaçi zbriti në Tiranë e më pas i është drejtuar jugut të Shqipërisë. Top Channel ka siguruar fotot e tij në një restorant të njohur ku Presidenti dhe shoqruesit e tij kanë drekuar.

Të dielën në mbrëmje ai ka premtuar se do të jetë në Prishtinë dhe do të flasë nga zyra e tij.