22:40 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Pas akuzave për dhunë dhe mashtrim, reagon këngëtari i njohur

Ricky Martin ka bërë një deklaratë përmes një postimi në Twitter, ku ka mohuar të gjitha akuzat se ka përdorur dhunë në familje.

“Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, kështu që unë do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon.

Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të detajoj deklaratat në këtë kohë. Unë jam mirënjohës për të mesazhet e panumërta dhe i marr me gjithë zemër”, shkroi ai në një postim në Twitter.