16:34 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas albumit, Dua Lipa ka një tjetër befasi për adhuruesit

Para pak kohë ajo publikoj albumin “Future Nostalgia” që është i dyti në karrierë e saj të suksesshme muzikore.

Bëhet fjalë për artisten e suksesshme shqiptare në botë, Dua Lipa e cila edhe gjatë periudhës së izolimit si shkak i pandemisë Covid-19, ajo ka vazhduar të punoj në projekte të reja.

Në një postim që ka bërë së fundi, 24 vjeçarja ka paralajmëruar këngën e re e cila lansohet me 10 korrik.

“Pako plot me mjaltë dhe jam gati të shkoj, 10 korrik – HALLUCINATE”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhit.

Kujtojmë që së fundi Dua i bëri thirrje Qeverisë Britanike që të ndihmoj industrinë e muzikës e prekur nga kriza pas Covid-19./Indeksonline/