Pas Alcantaras, Liverpooli bëhet gati ta shpërthej “bombën”, afër transferimit të super talentit të Premier Ligës

Skuadra e Liverpool ka ndezur motorët në fund të kësaj merkatoje.
Ekipi i Jurgen Klopp pasi siguroj shërbimet e Thiago Alcantaras, ka gati edhe një transferim tjetër, transmeton Indeksonline.
Sipas “Daily Star”, ata janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me 22 vjeçarin, Ismaila Sarr.
Ai luan tek Watfordi, që ka rënë nga Premier Liga, dhe pritet t’i kushtoj Liverpoolit 40 milionë funta.
Sarr luan si sulmues anësor dhe ishte ndër më të spikaturit sezonin e fundit./Indeksonline/