Pas angazhimeve, kështu relaksohet Tayna në orët e vona

Tayna është vazhdimisht prezentë në mbrëmje muzikore, por së fundi ka vendosur të marr disa ditë pushim, për tu rikthyer edhe më fuqishëm.
Reperja nga Prizreni nëpër mjet një postimi në InstaStory ka treguar sonte ka vendosur të relaksohet në një pishinë të mbyllur.

Duke qenë se përmbylli një vit me shumë projekte muzikore dhe koncerte anë e mbanë Evropës, kjo është më se e nevojshme për artisten e re.
Por, Tayna me gjasë do të rikthehet shumë shpejt, pasi në bashkëpunim me reperin Mozzik ka kohë që është përfolur, e këta zëra i kishte shuar kohë më parë menaxheri i reperes Rinor Hykolli në një prononcim për “Indeksonline”.

Se çfarë do të sjellin dyshja e suksesshme mbetet të shihet./Indeksonline/