75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas angazhimeve, Mozziku në përqafim të së bijës: “Jeta ime…!

Reperi Mozzik së fundi ka qenë i angazhuar me koncerte në diasporë, ku edhe ka shfrytëzuar rastin të kalonte pak kohë me vajzën e tij, Hana.

Sot gjatë ditës, Mozziku ka shijuar kohën e lirë me të bijën e cila qëndron me nënën e saj, reperen Loredana.

Ishin të shumta postimet që Mozziku i bëri në rrjetet sociale me të bijën , për të cilën padyshim ndjen mall.

“Jeta ime, pëllumbi jem i vogël Hana”, ka shkruar Mozziku në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozziku i dhanë fund lidhjes kohë më parë, por vazhdojnë të kenë raporte të afërta me njëri-tjetrin për shkak të vajzës.

Ndryshe, Mozziku javën e ardhshme publikon këngën e re në bashkëpunim me reperen, Tayna./Indeksonline/

View this post on Instagram

My Life ? Pllumi jem i vogël Hana ?

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on