Pas ankesave të Ujkanit për bileta, futbollistët janë pajisur me 15-20 bileta
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani në tetor ishte ankuar që futbollistët kanë mbetur pa bileta për familjarët e tyre, për ndeshjen me Maltën.
Këto ankesa nuk kanë hasur në veshë të shurdhër, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar duke i’u ofruar futbollistëve mundësinë që të kërkojnë më tepër bileta.
Sipas burimeve të Indeksonline, stafi dhe lojtarët e Kosovës kanë rezervuar deri në 20 bileta për ndeshjen me Bullgarinë. /Indeksonline/