Pas arrestimit të Maduros, Trump planifikon të vizitojë Venezuelën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se marrëdhëniet e SHBA-së me Venezuelën janë “shumë të mira” dhe se ai planifikon të vizitojë vendin, pa dhënë detaje për datën e udhëtimit.
Trump tha se po punon “shumë ngushtë” me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, dhe theksoi se marrëdhënia dypalëshe është në nivel të lartë, përfshirë bashkëpunimin për akses në naftë.
Qëndrimi i tij vjen pasi SHBA-ja kapën presidentin e mëparshëm Nicolás Maduro, ndërsa administrata amerikane ka tentuar të forcojë marrëdhëniet dhe tregtinë e naftës me udhëheqjen aktuale të Venezuelës.

