75 Mall Live Search
18:45 / E Diele, 18 Shtator 2022 / Gj. Sh

Pas asistimit në ndeshjen kundër Brentfordit, Xhaka ka një mesazh për tifozët e Arsenalit

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka u ka dërguar një mesazh personal tifozëve të klubit pas fitores të së dielës ndaj Brentford. Mesfushori shqiptar ndihmoi “Topçinjtë” për t’u ngjitur në krye të tabelës së Premier Ligës me një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 3-0.

Xhaka ka pasur në shumë raste konflikt me tifozët e Arsenalit që kur u transferua në klub nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016. Reprezentuesi i Zvicrës u përplas me tifozët gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace në vitin 2019, gjë që bëri që atij t’i hiqej shiriti i kapitenit nga trajneri i atëhershëm Unai Emery.

Xhaka ishte afër largimit nga “Emirates” në më shumë se një rast. Por marrëdhënia e tij tani me tifozët e Arsenalit është më e mirë se kurrë, përcjellë KosovaPress.

Tifozët e Arsenalit i kënduar këngë Xhakës gjatë dhe pas ndeshjes në Brentford. Dhe ai përdori llogarinë zyrtare të klubit në Twitter për të postuar një video mesazh në shenjë mirënjohjeje për këtë mbbështetje.

“Hej djema, Graniti këtu. Fitore e madhe, rezultat i madh, faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju keni qenë të mrekullueshëm, por i ndjeva jashtëzakonisht i emconuar kur dëgjova që këndonit emrin tim. Është një ditë shumë, shumë e veçantë dhe faleminderit përsëri, shihemi së shpejti.”, ka thënë Xhaka.

30-vjeçari foli edhe për “Sky Sports” pas ndeshjes dhe tha se fitorja tregon një ndryshim të madh nga sezoni i kaluar.

Arsenali është lider i Premier Ligës me 18 pikë pas shtatë ndeshjeve me gjatë fitore dhe një humbje.