Pas autobusit, Gani Dreshaj i jep lajm të mirë Istogut, vjen kamioni i parë…
Një ditë pasi Gani Dreshaj ua dha lajmin e mirë studentëve të Istogut për blerjen e autobusit për ta, kandidati për deputet ka dhënë edhe një lajm pozitiv.
40-shi nga koalicioni AAK-PSD ka njoftuar se sot ka ardhur kamioni i parë me gypat instalues dhe se ka filluar puna për ndërtimin e sistemit për ujë të pijshëm në fshatrat e Mivadës.
Për këtë lajm, Dreshaj ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Tetë muaj pasi Qeveria Haradinaj kishte aprovuar kërkesën e Komunës së Istogut për ndarjen e mjeteve financiare në projektin për vendosjen e ujësjellësit për zonën e Mivadës, sot ka ardhur kamioni i parë me gypat instalues dhe mund t’ju them për hair se puna po fillon.
20 vjet pas lufte, kjo zonë padrejtësisht përballet me këtë problem që më së paku duhej të ndodhte në Istog, por më në fund Mivada po sheh dritë “në fund të tunelit”.
Unë, bashkë me deputetët e tjerë nga Istogu kemi insistuar te kryeministri Haradinaj për zgjidhjen e këtij problemi pas kërkesës që ishte bërë nga komuna dhe më pas kemi marrë miratimin e Qeverisë.
Faleminderit kryeministër, urime për fshatrat e Mivadës!”, shkruan Gani Dreshaj në Facebook.
