09:42 / E Diele, 16 Maj 2021 / Blerim

Pas aventures në ‘CevEuroVolley 2021’, Kombëtarja e vajzave rikthehet në Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave sot do të mbërrijë në Kosovë, pas aventurës në kualifikimet për CevEuroVolley 2021.

Kombëtarja sot rreth orës 12:00 arrin në aeroportin “Adem Jashari”.

Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Kosova nuk arriti asnjë fitore, teksa fitoi një set, të parin në kualifikime për Kampionat Evropian, ndaj Malit të Zi.

Kosova në këto kualifikime ishte në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Të martën, Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media për të bërë rikapitullim të debutimit të Kombëtares së Kosovës në volejboll (vajzat), në CEV EuroVolley 2021.