Pas Bajramit edhe Kurtulan refuzon Kombëtaren e Shqipërisë

Futbollisti Arda Okan Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e muajit tetor.
Siç raportohet në media, Kutulan i tha “jo” ftesës së trajnerit Sylvinho me shpresën që do të ftohet nga Turqia, shkruan Indeksonline
Lojtari i Goztepe ka luajtur për grupmoshat e reja të Shqipërisë U21, por tani ëndërron fanellën e Turqisë.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar shtatë ndeshje në Superligën e Turqisë dhe ka bërë një asist.
Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1 milion euro.
Kutulan para grupmoshave të Shqipërisë luajti edhe te grupmoshat e Maqedonisë së Veriut.
Arda Okan Kurtulan bëhet lojtari i dytë që refuzon Shqipërinë, pas Ardian Bajramit./Indeksonline/
Göztepe’s Arda Okan Kurtulan has reportedly turned down a call-up from Albania. The player is waiting for a potential Turkey NT invitation and would also count as a “foreign player” in the Süper Lig if he chose Albania. pic.twitter.com/S4ZM2esdfK
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) October 1, 2025