75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas barazimit të sotëm, Ballkani rrezikon edhe pozitën e dytë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të e Superligës së Kosovës, të luajtura në Prishtinë e në Klinë.

Ballkani ka bërë hap fals në kryeqytet, pasi nuk ka arritur me shumë se një pikë ndaj Flamurtarit, gjë që i jep hapsirë Dritës të distancohet me tepër e Prishtina ta kalon në pozitë.

Kampioni në fuqi Feronikeli ka arritur ta mposhtë edhe Dukagjinin në Klinë, ku me dy gola në epërsi ka marr një fitore më meritë.