18:57 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas Bashkim Smakajt, edhe ish-shefi tjetër i AKI-së ia mësynë Presidencës! (Dokument)

Ish-shefat e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës “fole” për tu punësuar kanë përzgjedhur Presidencën e Republikës.

Kësisoj, pasi Bashkim Smakaj ishte emëruar këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi, në “rrugë të njëjtë” veproi edhe një ish-drejtor i AKI-së.

Bëhet fjalë për Driton Gashin, i cili është futur në rrethin e ngushtë për tu bërë Sekretar i Zyrës së Presidentit, shkruan Indeksonline

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Administratës Publike, e cila ka treguar hollësisht për konkursin e kësaj pozite të rëndësishme.

“Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit kandidatet potencial për procedurë të mëtejme të emërimit për pozitën Sekretar i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës janë: Driton Gashi, Shpejtim Nishori si dhe Isa Lahi.

Ndryshe, ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ishte shkarkuar muaj më parë nga kryemintri Ramush Haradinaj, lidhur me rastin e depërtimit të  6 gylenistëve për në Turqi. /Indeksonline/A.M./

C