75 Mall Live Search
08:03 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / G T

Pas Belottit, një tjetër yll i madh mund të transferohet te Como i Fabregasit

Skuadra e sapo inkuadruar në Seria A, Como është në kërkim të lojtarëve për sezonin e ri 2024/25.

Gjatë këtyre ditëve, Como transferoi ish-sulmuesin e Romës, Andrea Belottin, shkruan Indeksonline

Dhe tani janë në kërkim të një lojtari tjetër, që sipas Fabrizio Romanos është Rapahel Varane.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit për momentin është “lojtar i lirë” pasi u largua nga Manchester Unitedi në fund të sezonit që lam pas.

Varane është në kërkim të një aventure të re dhe Serie A mund të jetë opsion ideal për të – dhe sigurisht të bashkëpunoj me një legjendë si Cesc Fabregas, që është trajner i klubit Como.

Për Varanen ka të interesuar edhe skuadra nga Arabia Saudite, por mbrojtësi francez shumë shpejt pritet të vendos rreth së ardhmes së tij./Indeksonline/