75 Mall Live Search
00:10 / E Martë, 06 Qershor 2023 / C E

Pas Benzemas, Al-Ittihad kërkon edhe dy futbollistë tjerë të njohur

Klubet nga Arabia Saudite duket se nuk do të ndalen me transferimin yjeve të futbollit.

Karim Benzema, i cili u largua nga Real Madridi, është i radhës që karrierën do ta vazhdojë atje.

Sulmuesi francez ka arritur marrëveshje me Al-Ittihad dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Por, ky klub po synon të nënshkruajë edhe me Sergio Ramosin e N’Golo Kanten – sipas “Cadena SER”.

Ramos ka konfirmuar largimin nga Paris Saint-Germaini dhe te kampionët e Arabisë Saudite mund të kalojë si lojtar i lirë.

Situata e njëjtë është edhe me Kanten. Francezi nuk e ka konfirmuar ende të ardhmen, por edhe ai besohet se do të largohet si lojtar i lirë.

Kantes i skadon kontrata në fund të këtij muaji, teksa nuk ka rinovuar ende me Chelsean. Sipas raportimeve, ai nuk pritet ta bëjë një gjë të tillë dhe do të largohet.