Pas betimit, sytë nga Evropa/ Kurti udhëton drejt Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC), transmeton IndeksOnline.
Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC-së, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.

