75 Mall Live Search
17:16 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Pas bisedimeve me Barcelonën, babai i Haaland dhe Raiola udhëtojnë për në Madrid

Pasi u pa si Mino Raiola, agjenti i Erling Haaland dhe babai i lojtarit norvegjez mbërritën në Barcelonë për t’u takuar me presidentin e klubit Blaugrana, Joan Laporta, që të dy këtë pasdite do të udhëtojnë edhe drejtë Madridit.

Siç raporton gazetari i ‘COPE’, Manolo Lama, që të dy protagonistët kanë marrë rrugën këtë pasdite edhe për në Madrid, ku atje i pret presidenti, Florentino Perez, shkruan IndeksOnline

Gjithmonë, sipas gazetarit spanjoll, ky do të jetë një takim për t’i shikuar ofertat e pastaj të vendoset për të ardhmen e sulmuesit norvegjez.