Pas Bislimit, edhe Kurti takohet me delegacionet finlandeze dhe irlandeze

Kryeministri Albin Kurti do të takohet sot me delegacione nga Finlanda dhe Irlanda.
Delegacionet kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 09:55.
Dy delegacionet së pari do të takohen me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.