15:30 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Pas Boiken Abazit, LVV synon që të ketë edhe një kandidat për deputet në zgjedhjet e Shqipërisë

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri, synon që të ketë një kandidat për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Liderët e LVV-së në Shqipëri janë nisur drejt Gjirokastrës për të siguruar nënshkrimet e nevojshme për arkitektin e njohur, Kreshnik Merxhani që të kandidoj për deputet, transmeton Indeksonline.

Përveç nga Shqipëria, për të përkrahur kandidaturën e Merxhanit erdhën edhe Elvis Hoxha e Arbër Zaimi nga Prishtina.

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua kandidatura e Boiken Abazit për deputet në Qarkun e Tiranës./Indeksonline/