75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas Botërotit 2014 më fyenin shumë në Argjentinë, vetëm për një arsye nuk e lash futbollin

Gonzalo Higuain rrëfehet në një intervistë të gjatë të dhënë për “Marca” teksa ndodhet në Argjentinë, pranë të ëmës që është ende sëmurë.

Kam dëgjuar gjithmonë fjalë, kritika, ofendime që më kanë prekur mua dhe nënën time, sidomos pas Botërorit të vitit 2014 dhe një rasti të humbur, atë përballë Neuer, po që nuk ishte edhe aq i lehtë sa mendojnë dhe ju duket atyre që e panë në TV”.

Në një moment doja të thoja mjaft. Nuk mund të vazhdoja. Nuk dilja dot në rrugë ngaqë më shanin kudo. Nëna ime nuk duronte gjithashtu, po kur i thashë se mendoja tërheqjen, më tha që duhet të vazhdoja dhe se kurrë nuk do të ishte ajo shkaku i tërheqjes time nga futbolli”.

Ne lojtarëve na mendojnë si makina! Fitoj shumë para, e vërtetë, por ndihem i vetmuar, pa miq. Ato nuk i blen dot paraja, të vërtetët as. Veç kësaj, më duhet të fluturoj 14-15 orë për të shkuar në Argjentinë, nuk e kam familjen 10 minuta.”